Inskenimet e Trekëndëshit të Bermudës, ‘skenar’ i tranzicionit 32 vjecarë!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Tranzicioni 32 vjecarë është përpiluar në skutat e ish-sigurimit të shtetit, shërbimeve jo-miqësore, mafies ndërkombëtare dhe rajonale në dëm të integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. Vendimi i KQZ dhe i komisionerit Celibashi, për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhje është pjesë e këtij skenari, që duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë, mbasi cënon kushtetutën e Shqipërisë.

Lexova një deklaratë të avokat Rezart Kthupi që e konsideron mos regjistrimin e PD-së, si akt politik prapaskenë, që të dilte Basha në skenë. Celibashi dhe ata që janë në mbrapaskenë, projektojnë mizanskena për të cënuar Bashën, si kryeministër i ardhshëm. Në vazhdim të ideve të të parapregatitura ka edhe statuse idiote, që shkruajnë se gjoja është, hera e dytë që Basha përjashton nga zgjedhjet PD-në.

A ka me ndonjë idiot t’i shkojë mbrapa?! E gjithë kjo propagandë bëhet në shërbim të trekëndëshit të Bermudës, nga disa ‘hyzmeqarë’ të paguar që nuk janë me Berishën dhe Foltoren. por duan të pengojnë ndryshimin e duhur! KQZ duhet të ruajë paanësinë institucionale në këtë proces dhe mos regjistrimi është provokim dhe parregullsia e parë në zgjedhjet e 14 Majit. Kjo marrëzi politike ndodh në Shqipërinë e Edi Ramës, Berishës dhe Metaj, sic deklaron Zoti Alibeaj, se vendimi i Celibashit është qartas i ndikuar politikisht dhe është marrëzi politike, që i ndodh sot Shqipërisë qe synon të jetë anëtar i BE dhe është anëtare e NATOS! Vendimi i komisionerit është si ‘këmbanat’ si lajmëtare të sistemit të degraduar të trekëndëshit të Bermudës, që Celibashi po mban me ‘thonj’ këtë model me skena dhe mizanskena.

KQZ duhet të ruajë paanësinë institucionale në këtë proces. Me anë të këtij vendimi shënohet, parregullsia e parë në zgjedhjet e 14 Majit. Por demokratët e vërtetë që kërkojnë ndryshimin duhet të vazhdojnë procesin e propozimeve për kryetarë të bashkive dhe lista këshilltarësh, mbasi PD do të regjistrohet nga Kolegji Zgjedhorë ditën e Enjte me datë 16 Mars 2023. Inskenimet e së shkuarës, nuk do të pengojnë të ardhmen dhe ndryshimin mbas 32 vitesh tranzicion, plot skena dhe prapaskena anti-kombëtare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu