4 faktorët më të çuditshëm që tregojnë inteligjencën e madhe që keni

0

1- Preferon të rrish vetëm: Njerëzit e zgjuar nuk kanë nevojë për një rreth të madh miqsh për të kaluar një kohë të mirë. Studimi i kryer nga Norman Li dhe Satoshi Kanazaëa i quajtur, “How intelligence, population density, and friendship affect modern happiness” tregon se njerëzit inteligjentë gëzojnë më shumë kur kalojnë kohë vetëm, se sa në shoqëri.

2- Je vëllai ose motra e madhe: Shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgh kanë vërtetuar se fëmijët më të mëdhenj pothuajse gjithmonë kanë një avantazh të vogël për të qenë më inteligjentë, dhe testi i inteligjencës është zakonisht 3 pikë më i lartë. Doli se ky ndryshim është e lidhur jo me faktorët biologjikë ose gjenetikë, por me ndërveprimin psikologjik midis prindërve dhe fëmijëve.

3- Nuk ju pëlqen shumë aktiviteti fizik: Gjatë një eksperimenti, shkencëtarët amerikanë, Todd McElroy dhe David L. Dickinson zbuluan se njerëzit që preferojnë punën intelektuale janë më pak aktivë, dhe anasjelltas, ata që kanë një nevojë më të ulët për njohje janë më shumë në punë. Njerëzit me inteligjencë të madhe preferojnë aktivitete që kërkojnë këmbëngulje dhe përpjekje të fortë mendore, siç është loja shah.

4- Nuk duroni dot zhurmat e mëdha: kur njerëzit përtypen, kur gatuajnë, kur marrin frymë me pasthirrma etj- këto zhurma të zakonshme ditore mund të jenë faktorë tërheqës për njerëzit me një inteligjencë të lartë. Shkencëtarët nga Universiteti i Helsinkit kryen një studim i cili tregoi një lidhje të fortë midis aftësisë së një personi për të gjetur zgjidhje jokonvencionale për problemet dhe pamundësisë për të injoruar zhurmën e ambientit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu