Zoto e Mërtiri morën 4 milionë euro/ Fatura fiktive edhe në landfillin e Tiranës, SPAK zbulon skemën

0

Të paktën 4 milion euro rezulton të kenë përfituar nga landfilli I tiranës Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në dosjen e SPAK thuhet se shuma është marrë përmes faturave fiktive, por punimet në terren nuk janë kryer. Në skemë është përfshirë dhe një tjetër kompani, përmes së cilës ata kanë blerë një truall me vlerë 1 milionë euro
Skema e mashtrimit me miliona euro ka funksionuar edhe në landfillin e Tiranës.
Sipas dosjes së SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë realizuar fatura fiktive, duke përvetësuar katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë lekë.

Ka qenë Zoto, i cili ka paraqitur faturën për punime si nënkotraktor me kompaninë e tij Integrated Energy Services.
Por dyshimet janë se punimet nuk janë kryer dhe gjithçka ishte sajesë me qëllim marrjen e këtyre parave.

Por një tjetër element e lidh dosjen e kryeqytetit dhe me ish administratorin e Fierit Arenc Myrtezan.
Në deklaratë thuhet Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme ata kanë blerë për llogari të këtij subjekti, një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Por sipas Qendrws Kombwtare të Biznesit, F.M.O ka si ortak të vetëm shtetasin Fatos Bunoca I cili e ka marrë kompaninë nga Arenc Myrtezani në vitin 2015.
Por fillimisht subjekti është regjistruar nga vetë Klodian Zoto, që sipas dokumentit rezulton të ketë shitur aksionet në korrik të vitit 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu