Zhvillimi e ka emrin Perëndim

0
Shkruan Zef Ndreka
Ja, një pamje e rrallë nga bregdeti i Kunës në Shëngjin.
Ky është njëri nga pallatet që po të doja ta emertoja, do ta quaja me plot gojën “Perëndimi”, në kuptimin e strukturës, projektit, hapësirave, vendndodhjes, arkitekturës, sigurisë e qetësisë që ofron sapo ndodhesh pranë…
Sigurisht është ndër më të bukurit pallat në plazhin e Shëngjinit, në mos më i bukuri, duke i shtuar hijeshinë mrekullisë bregdetare.
Nga këtu, deti është vetëm 50 m larg, ku perëndimi në vjeshtë me rrezet e zjarrta të mahnit.
Është një perlë nga ku sodit flamingat, shpendet e shumta e të panumërta të lagunës pranë. Këlthitjet e tyre dhe cicërimat e zogjve, pamja pa fund e fushave dhe detit, si dhe e malit në anën tjetër, të fusin në botën e vërtetë reale që vetëm aty mund ta ndjesh, ta prekësh.
Mrekullia pra, e ka emrin “Perendim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu