Zhgënjimi i gjatë i shqiptarëve

0
Shkruan Zef Ndreka
Mjafton të shikojmë përçarjen e pa evitueshme dhe të pa riparueshme të PD-së sot dhe konkluzionet dalin lehtë: janë tradhëtuar idealet e dhjetorit ’90, për të cilën u krijua Partia Demokratike.
Shpesh herë e mendoj se rregjimi monist i Enver Hoxhës, luftën kryesore e ka patur për të shtypur çdo zë ndryshe dhe për të mos lejuar në asnjë mënyrë asnjë lloj opozite në vënd.
Edhe kur u poqën e u dogjën kushtet për një oponencë në fund të viteve ’80, ajo mungoi. Por specialistët komunist, integruan me program të qartë katovic kapjen e opozitës, më tepër për të mashtruar ndërkombëtarët kinse për pluralizëm si dhe për të instaluar një sistem multipartiak të kontrolluar prej tyre.
Përdorën me sukses agjenturat e ndryshme, agjentet dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit famëkeq të Shtetit, intelektualë të dështuar e mediokër , duke djegur që në krye figurat që bënin hije në drejtimin e opozitës.
Me ligje antidemokratike, me luftë klasash brënda llojit, ata ja arritën të nëpërkëmbin ish pronarët, të përsekutuarit e të përndjekurit politik, shtresën gri që besonte në ndryshime dhe gjithë idealet e dhjetoristëve të fillimit të proçeseve demokratike.
Pluralizmi politik në Shqipëri erdhi si rezultat i thirrjeve që buronin nga gjokset e mijra e mijra qytetarëve të vëndit të shpërndarë në të gjithë sheshet e qyteteve, që e donin Shqipërinë demokratike, që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.
Dhe pluralizmi zbriti më në fund edhe në vëndin tonë , por vetëm kaq.
Asgjë ne realitet nuk ka ndryshuar!
Sot pas 32-vitëve po të njëjtët manipulues, mashtrues, e gënjeshtarë. Po i njëjti popull që i pëlqen të gënjehet.
Për të mbajtur statusquonë, këto mashtrues e gënjeshtarë patologjik, përdorin paratë e korrupsionit duke blerë mediat e duke e çoroditur me tej popullin me lloj lloj gazetarësh e opinionistash. Përdorin paratë e oligarkëve të vjedhura haptazi në buxhetin e shtetit.
Sot e fika televizionin, kur në një emision politik, gazetari i blerë nga Berisha bën pyetjen: ku janë kontradiktat politike në mes të PD-së dhe Foltorës?!
Kur nuk e di dhe nuk e zbërthen gazetari politik dhe analisti politik, vaj me det për analizat që mund të bëjë elektorati pa informacion ose me informacion të pjesshëm!
Partia Demokratike dhe Foltorja, kanë tashmë ndryshime të mëdha politike, ideologjike dhe kontradikta legale.
Foltorja doli si skizion nga PD-ja vitin që kaloi, pas shpalljes non grata të Berishës nga DASH-i dhe madje garuan në zgjedhjet lokale të ndara në koalicion me LSI-në dhe partitë e tjera të vogla të ashtuquajtura të djathta.
Deri këtu, asgjë të keqe nuk ka ndarja.
Por, fallcifikuan logon dhe vulën e PD-së dhe më tej , luftojnë ta asimilojnë atë tërësisht me lloj lloj metodash. Me luftë, me shpifje për liderit e PD-së, me shantazhe, me anatemime, e së fundi me thirrje kinse për bashkëpunim e bashkim.
Berisha kënaqet duke krijuar konfuzione , kaos por njëkohësisht edhe zhgënjime.
Atë e shohim të lumtur kur shfaqet si “triumfator”, si “superior” në PD.
Berisha i përdor enkas gënjeshtrat dhe mashtrimet për demokratët, sa tashmë ato janë bërë të pa menaxhueshme prej tij.
Tani, e kanë kuptuar, se Berisha i gënjen demokratët për të arritur thjeshtë qëllimit e tij dhe të familjes.
Në luftën brënda llojit, për të shkatërruar dhe për të përçarë përfundimisht PD-në, ai shfaqet sa dinak aq edhe manipulues.
Me një lehtësi të habitshme, nuk ndjen asgjë për ndikimin e veprimeve që ndikojnë tek njerzit që gënjen dhe tek Partia Demokratike.
Si kampion i gënjeshtrave është kthyer në një gënjeshtar kronik . As pengohet dhe as i lëndohet ndërgjegje për dëmet që i shkakton vëndit dhe njerëzve që e rrethojnë dhe e mbështesin.
E kemi theksuar edhe më parë, kjo luftë e brëndshme në PD, erdhi si rezultat i divergjencave politike dhe ideologjike.
Nuk kanë asnjë rëndësi problemet ligjore e juridike . Këto i zgjidh menjëherë gjykata e Apelit dhe gjërat shkojnë në vënd.
Problemi më i madh i demokratëve të Shqipërisë mbetët politika e orientimit , nga lindja apo perendimi?!
Nqs demokratët duan të orientohen nga Rusia dhe Kina , le të mbështesin legjendën e tyre “konservator”, që nuk e njeh e nuk e takon asnjë Europian , Anglez apo Amerikan , të cilët e kanë shpallur të jashteligjshëm dhe nuk bashkëpunojnë kurrë me të .
Sado lek të shpenzojnë , sado të angazhohen më tej në këtë betejë , Foltorja dhe Berisha vetëm humbin kohë .
Berisha në gjithë këtë betejë gënjen , por më shumë gënjen vetën .
Që të largojmë gënjeshtrat , shpifjet , mashtrimet , luftën pa kuptim brënda llojit në PD me gjithë pasojat që sjell në politikën mbarë shqiptare , duhet të largohet djalli…
Deri atëherë , ëndërra e shqiptarëve për një Shqipëri si gjithë Europa dhe për një Shqipëri Demokratike mbetët një zhgënjim i madh e i gjatë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu