Zgjedhjet ne Kukës mbaruan!

0
Shkruan Zef Ndreka
Rezultati 62% në favor të PS-së vërteton faktin se Berisha pengon rrotacionin politik për pushtetin lokal dhe qëndror.
E kemi thënë e stërthënë shumë herë këtë.
38% e votuesve të opozitës nuk mjaftojnë për të qëndruar më Berisha si Kali i Trojës brënda opozitës shqiptare.
Shto pastaj se me foltorën ju bashkuan edhe disa telpërdredhur si Gazi i Bardhajve, që ëndërronte të bëhej lider i dy krahëve, të kontrollonte PD-në dhe të “spostonte” kinse Berishën nga Foltorja!
Bashkimi i Gazmend Bardhit, veçse ka thelluar humbjen në Bashkinë e Kuksit. Sepse kuksianët nuk harrojnë dhe nuk ta falin imoralitetin , jo vetem biologjik, por as në politikë.
Gazmend Bardhi dogji vetën si njeri njëpërdorimësh!
Berisha dhe Foltorja e tij e kanë akuzuar dhe shantazhuar duke e cilësuar herë si peng i Ramës, herë si vrasës, pastaj u bë “burrë”i mirë se u rrotulluar…
Ndërkohë, Gazmend Bardhi e ka akuzuar publikisht Berishën si vrasës, e përjashton nga PD-ja, më pas bashkohet me të, në një “betejë” që vetëm ai e di.
Kuksianët dhe shqiptarët tani e dijnë dhe vepruan.
Çfarë presin tani Gazat dhe ndjekësit e tij që ju bashkuan non grat-ës?!
Nuk ju ka mbetur asnjë rrugë tjetër, vetem të largohen për të çliruar opozitën.
Largimi i tyre nga skena politike, largon pengun që mban ende demokratët në opozitë e në minorancë.
Sa më parë, më mirë për Shqipërinë dhe demokratët.
Mund të jetë një imazh i teksti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu