Zgjedhjet e pjesshme lokale, Emirjana Sako është kandidate e PS-së në Durrës!

0

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, është përzgjedhur  të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki.

Vendimi është finalizuar pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.

Bashkia e Durrësit ka mbi 260 000 votues, dikund tek 7 për qind në shkallë republike dhe konsiderohet e rëndësishme pas Tiranës.

Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019./M.T

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu