Zgjedhjet e 11 Majit, 55 mijë vota shpallen të pavlefshme

0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për qarkun e Tiranës, pa prodhuar ndonjë ndryshim rezultati për kandidatët.

Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, kreu i KQZ, i Ilirjan Celibashi tha se janë mbi 55 mijë vota të parregullta në rang kombëtar.

“Në rang vendi, 55 519 janë vota të pavlefshme. Nëse mbledhim numrin e votave të vlefshme me ato të pavlefshme, atëherë përputhet 100% me numrin e fletëve të gjetura në kuti. S’ka asnjë kontradiktë logjike. Kuti të parregullta janë vetëm 9 që kanë rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 janë shpallur të parregullta që në momentin e dorëzimit dhe 2 janë konsideruar të tilla pas marrjes së kutive në dorëzim. Janë 1666 vota të pavlefshme në kuti nga diaspora”, tha ai.

Më tej, duke u ndalur te konstatimi i parregullsive për votat e diasporës, tha se “disa votues nga jashtë nuk kanë dorëzuar Zarfin B, por vetëm zarfin A.”

Ndërkohë theksojmë se Partia Mundësia është e sigurt në 2 mandatet që ka fituar në Tiranë, por tanimë është Partia Demokratike ajo që rrezikon 1 mandat në qarkun e Lezhës.

Sa i përket votave të diasporës, ai tha se deri tani 159 921 vota janë të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme.

“Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim”, tha Celibashi.

Partia Socialiste, sipas të dhënave të reflektuara edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeson thellë në numër mandatesh, duke siguruar 83 karrige në Parlament, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” në momentet e fundit duke shkuar në 50 mandate.

Në dy qarqet më të mëdha në vend, PS-ja dhe Partia Mundësia i kanë marrë PD-së dy mandate, duke e lënë Koalicionin PD-ASHM me 50 mandate, ndërsa partia e Agron Shehajt është rritur me një mandat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu