Zgjedhjer në Izrael, Sali Berisha uron Benjamin Netanyahun pët fitoren: Ugur edhe për ne!

0

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se rikthimi i tij në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe për fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha shkruan se ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. “Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar”, thekson ish kryeministri.

URIMI I SALI BERISHËS

Rikthehet fitimtar Benjamin Netanyahu!

Të dashur miq, në zgjedhjet e djeshme në Izrael, Benjamin Netanyahu, partia e tij Likud dhe koalicioni i tij dolën fitimtarë. Fitorja e Netanyahu-t është e një rëndësie të madhe për Izraelin, për forcat konservatore në Europë dhe në botë.

Benjamin Netanyahu është firmatar i marrëveshjeve historike Abraham të Paqes. Ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar.

Rikthimi i Netanyahu-t në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme! Me këtë rast, le t’i urojmë ne të dashur miq, fitoren dhe suksese të mëdha kryeministrit Netanyahu në udhëheqjen e Izraelit dhe forcimin e paqes në Lindjen e Mesme. Sb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu