Zbardhet vendimi i GJKKO-së për ish sekretaren e Manastirliut: 3.3 mln lekët e konfiskuara i kalojnë shtetit

0

Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për dënimin me 4 vite burg të ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila mori ryshfet për tenderin dhe tre të akuzuarve të tjerë.

Ish-zyrtarja e MSH-së u dënua me 4 vite heqje lirie për ryfshetin 330 000 mijë lekë të reja, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 2.8 vite burg.

Joana Duro u shpall fajtore për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” .

Gjithashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve L.Sh, V.T dhe S.Sh akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurës J.D akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 190, 390 dhe 406 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 75, datë 13.11.2023 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurës D, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën D me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurën D për 5 (pesë) vjet.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën D do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit T, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin T me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin T do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Lidhur me provat materiale, sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale:
1 (një) celular i markës Samsung “Note 20 Ultra” me nr. IMEI (slot 1) ************ dhe nr. IMEI (slot 2) *************, të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë.
Shuma monetare në vlerën 330, 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, të konfiskuara të pandehurësD, të kalojë në favor të shtetit.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu