Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e djeshme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të akuzuar si njëri ndër bosët e këtij vendi dhe për punësime të të gjithë fisit në punët dhe aferat publike.
Njihet si njëra ndër Dinastitë, kjo e Sulltanatit të Ulsi Manjas, por ç’të bëjmë, ky që një ditë duhet t’i kontrollohen pasuritë, do të ketë patjeter vetëm atë që meriton. Ne mëndojmë se është njëri ndër Sheikët pa rrogë,, por që Amerikën e ka si Dibrën.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, ku ka theksuar se takimi është zhvilluar për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE.
Kim ka vënë theksin tek lufta ndaj korrupsionit, që konsiderohet si kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike.
“Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE. Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.