Yuri Kim me prona korruptive në Shqipëri/ DASH e FBI të hetojnë, do botohen prova shpejt?!

0

Ambasadorja Yuri Kim qe nuk flet fare për korrupsionin e Edi Rames, Erion Veliajt, Taulant Ballës, Arben Ahmetajt e shumë tjerëve dhe që sipas kryeministrit edhe vizat amerikane i seleksionon ai, është vënë në akuza të forta edhe korruptive.

Shefi i opozitës pa vulë, i është drejtuarbën DASH, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Përgjigje zj. Yuri Kim.

Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.

Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu