Yuri Kim bën bilancin e 2022 dhe uron në shqip Vitin e Ri

0

Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë për shqiptarët urimin e saj në këtë ditë të fundit të vitit 2022 dhe në prag të Vitit të Ri 2023. Ajo thotë se viti që po lëmë pas ishte i jashtëzakonshëm dhe 2023 do të jetë edhe më i mirë.

Teksa uron gëzuar në gjuhën shqipe, diplomatja e lartë amerikane bën dhe një bilanc të vitit 2022. Ajo rendit disa nga arritjet e Shqipërisë, vë theksin te festimet e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe ngjarje të tjera që shënjuan këtë vit.

“Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë.

Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa kthehemi pas në çastet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri”, shkruan Ambasada e SHBA në Facebook, duke sjell për të gjithë shqiptarët një vështrim pas, në ngjarjet që kulmuan gjatë këtij viti që po lëmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu