Në emisionin “Të Paekspozaurit”, është diskutuar protesta e 12 nëntorit dhe zhvillimet në kampin opozitar. Gjatë bisedës u fol edhe për largimin e Grida Dumës nga PD, drejt televizionit.
Ylli Rakipi pyeti deptuetin Paloka lidhur me këto zhvillime dhe a është mërzitur edhe ai, si kolegët e tjetër, që qanë pas dorëheqjes së Dumës.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ishte një qarje epike. Një ndarje e madhe… Grida po ikën në një televizion, në televizionin Top Channel. U largua përfundimisht nga PD. Një tjetër prezantuese mund të vijë, që bën emisionin “Përputhja”. Ngjarje të mëdha ndodhin në këtë vend. Si e mendon ti Palokë? Pate edhe ti ndonjë përlotje?
Edi Paloka: Parimisht e kam shprehur disa herë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qëndrimet e deputetëve…
Ylli Rakipi: Qarje e madhe Palokë. Flutura Açka ka qarë. Edhe malësori i nderuar Gjekmarkaj ka qarë, kur dihet që malësorët nuk qajnë kurrë. Unë përshembull, njoh Nikoll Lesin që është malsor dhe nuk ka qarë kurrë (vetëm një herë kur nuk i dha liçencë Ilir Meta për TV).
Edi Paloka: Kur nuk e sheh më të arsyeshme të jetë në Parlament, bën zgjedhjen e vetë. Parimisht jam që ne duhet t’ju përgjigjemi atyre që na kanë zgjedhur, por nuk mund të pengoj zgjedhjet personale.