Presidentit kinez Xi Jinping iu besua zyrtarisht një mandat i tretë si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe gjashtë anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës u zgjodhën për pesë vitet e ardhshme.
Sot, pas mbledhjes së parë të Komitetit të ri Qendror të PK-së, Xi doli para mediave duke udhëhequr anëtarët e rinj të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, që, siç raporton BBC, do të thotë se ai ka marrë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë.
Së bashku me Xi dhe Li, anëtarë të Komitetit të Përhershëm u zgjodhën edhe Zhao Leji, Wang Huning, Chai Chi, Li Xi, Ding Suesiang.
Komiteti i Përhershëm është organi më i fuqishëm politik i Kinës, përgjegjës për marrjen e vendimeve më të rëndësishme në vend, i cili vitet e fundit është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë.