Xhihani i “Fate të kryqëzuara” nostalgjik, rikthehet dhe një herë në mesin e “fëmijëve” të tij

0

Seriali “Fate të kryqëzuara” ishte një ndër serialet më të pëlqyera, i cili ka thyer rekord shikueshmërie në të gjitha vendet në të cilat është transmetuar.

Në këtë serial ndoqëm një dashuri të madhe si e Xhihanit dhe Gylserenit, të cilët kishin rritur fëmijët e njëri-tjetrit .Kanë kaluar disa vite që prej momentin që kanë mbaruar xhirimet mirëpo Erkan Petekkaya i cili luante rolin e Xhihanit nuk e harron lehtë këtë etapë të karierës së tij. Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihet në mesin e tre fëmijëve të tij në serial. Hazal, Cansu dhe Ozan ishin fëmijët e Xhihanit për të cilët ai ishte një baba shumë i përkushtuar dhe kaloi shumë vështirësi duke rregulluar gabimet që ata bënin. Me sa duket, aktori i njohur ka ndjerë nostalgji për këtë moment të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu