Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu përgjigj kritikave të shumta mjekësore, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij të opozitës, në një intervistë disa orëshe në Televizionin Prva.
Vuçiç i është adresuar popullit, me ankesa të shumta ndaj opozitës, e cila sipas tij nuk po tregon mëshirë.
Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grbovic, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.
Fotoja e Grboviq-it ku shihet me uniformë ustash u shfaq në të gjithë Beogradin dhe Serbinë, shkruan Bosna e lirë. .
Vuciq gjatë kësaj interviste është ankuar për opozitën, me të cilën thotë se askush nuk po merret.
“Askush nuk flet se çfarë po më bën opozita dhe mediat e saj. Ekspertët tanë llogaritën se 85 për qind e të gjitha sulmeve në sferën dixhitale janë dërguar në llogarinë time”, tha Vuçiç.
Dhe anksesa e viktimizimi i tij, nuk përfundon këtu. Vuçiq ka përmendur edhe gazetarin kosovar Fahri Musliu.
“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu”. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiç