Vuçiç diskuton me ambasadorin rus për Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.

Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Vuçiç e ka shfaqur shpresën se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të arrihet në periudhë të shkurtër kohore.

Ky takim vjen një ditë pasi ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve perëndimorë – ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Në komunikatën e 24 tetorit është thënë se çështjet e diskutuara mes Vuçiçit dhe ambasadorit rus kanë qenë: bashkëpunimi bilateral, situata gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu