Arzu takohet me Mehmetin. Mehmet e prezanton Arzun si bashkëshorten e tij para një miku. Mehmet i thotë Arzus se nuk do t’ja lërë shtëpinë. Arzu tronditet dhe vendos ta zgjidhë këtë çështje me avokat. Mehmet i kujton Arzus fotot int*me që kishte bërë me Burxhun. Arzu nxehet dhe ja hedh ushqimin Mehmetit. Ajo largohet duke e lënë Mehmetin të habitur. Arzu e heq unazën e martesës. Serhan mërzitet kur mëson se Oja do largohet. Pacientët e Ojas mblidhen para klinikës së saj për të prot*stuar që ajo të rikthehet. Xhemiles i vijnë dh*mbjet e lindjes në mës të rrugës.
Ilhan telefonon Ojan. Oja rikthehet dhe ndihmon Xhemilen të lindë. Merve sheh të gjithë ngjarjen. Oja blen shtëpinë. Serhanit i mungon Oja dhe shkon para shtëpisë së saj pa e ditur se ajo është rikthyer. Merve kërkon që të punojë por Serhan i thotë se nuk ja del dot. Merve fton Burxhun në një festë ditëlindje që ajo të njihet me banoret e lagjjes. Burxhu gëzohet por nuk e di se çfarë e pret. Mehmetit i vjen në majë të hundës me rrëmujën që Burxhu bën në shtëpi dhe që nuk gatuan. Nilaj i tregon Arzus se do takohet me të atin por ajo e ndalon. Oja fton Arzun për darkë.
Pacientët i bëjnë surprizë Ojas në klinikë. Oja bisedon me Edipin dhe i kërkon falje që nuk shkoi me të në Izmir. Pelin takohet me Merven dhe i kërkon falje që nuk e dha dëshminë. Oja i dërgon një mesazh të dyjave ku i fton për darkë. Merve dhe Pelin e gënjejnë njëra-tjetrën duke mos treguar që Oja i ka ftuar. Merve dhe Burxhu shkojnë në ditëlindjen e djalit të Ajshes.
Merve prezanton Burxhun para të ftuarave dhe u thotë të kenë kujdes burrat se mund t’ja marrë Burxhu. Burxhu t*rpërohet para të gjithëve. Oja vendos t’i hedhë lulet që i dhuroi Serhani. Serhan nervozohet pasi nuk mund të gjejnë hajd*tin në kompani.