Vrasje të vogla/ Burxhu dhe Mehmet vendosin të martohen, ja ç’do ndodhë sot

0

Burxhu ka frikë se Oja do i tregojë Mehmetit që ajo nuk është shtatzënë. Ajo shtiret para Mehmetit si e mërzitur për faktin që gratë e Sarmashëkut kanë mësuar shtatzëninë e saj. Burxhu i kërkon Mehmetit të martohen për t’ja mbyllur gojën të gjithëve. Ajo arrin ta bindë Mehmetin dhe vendosin të bëjnë dasmë. Mehmet vendos t’i tregojë Arzus para se ta marrë vesh nga të tjerët. Arzu mëson se Mehmet do matohet.

Ajo i gjuan me shpullë Mehmetit. Mehmet i tregon Tajlanit se nuk është shumë i sigurt për martesën. Serhan dhe Tajlan ndihmojnë Mehmetin të zgjedhë kostumin e dasmës. Merve hakmerret ndaj Ojas duke i mbyllur çdo hapësirë publike ku ajo mund të vrapojë. Merve dhe Pelin përballen në shkollë por nuk i flasin njëra-tjetrës. Profesori rikthehet në Sarmashëk dhe vëzhgon nga larg Pelinin. Merve nuk e fton djalin e Pelinit në festën e ditëlindjes së Milës. Pelin nxehet kur e mëson këtë dhe parakalon Merven me makinë. Pelin ja përplas në fytyrë Merves të vërtetën që Serhan e ka braktisur dhe i thotë mos t’ja nxjerrë inatin fëmijëve. Merve nuk e pranon dhe Pelin i thotë se di shumë gjëra. Profesori hyn fshehtas në shtëpinë e Pelinit dhe thyen foton e saj me Tajlanin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu