Vrasje të vogla/ Arzu tenton të vrasë Tajlanin, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Arzu kujton sesi Edipi i tha asaj dhe vajzave që gjithçka do e tregojë në polici. Ajo mendon për një zgjidhje për të shpëtuar nga kjo situatë. Arzu heq dorë nga puna në kompani dhe i vihet pas Emres. Emre e kupton që Arzu po e ndjek dhe ndryshon rrugë.

Mehmet dhe Tajlan vendosin të marrin vesh me çdo kusht nga bashkëshortet e tyre se kush e ka vrarë Edipin. Mehmet pyet Arzun dhe nën presion ajo pranon se e ka vrarë Edipin. Pelin gjithashtu i tregon Tajlanit se Arzu e ka bërë krimin. Mehmet çmendet kur mëson se Arzuja është vrasësja. Arzu i tregon Mehmetit se Edip e kërcënoi dhe ajo nga frika dhe duke menduar për fëmijët bëri krimin fatal. Pelin është bashkëfajtore sepse në momentin kur Edip ka rënë ajo ndodhej pranë tij por nuk e ndihmoi. Komisari i kërkon Ojas të mësojë të vërtetën nga Tajlani dhe bisedën ta regjistrojë. Pelin i tregon Emres se Burxhu e kërcënon. Emre i premton Pelinit se do e zgjidhë ai këtë çështje. Ai tenton ta puthë por Pelin nuk e lejon. Pelin mëson se Arzu i ka treguar Burxhus për lidhjen e saj me Emren. Pelin dhe Burxhu kanë frikë se Arzu do e përhapë thashethemin në lagjje. Ato vendosin të bashkëpunojnë për të heshtur Arzun. Arzu shkon të bisedojë me Tajlanin teksa ai ndodhet në fushën e golfit. Arzu kërkon që Tajlan ta mësojë të luajë golf dhe me qëllim e hedh topin në pyll. Arzu bind Tajlanin të kërkojnë topin në pyll. Tajlan ka frikë se Arzu do e vrasë. Burxhu i kërkon Emres të martohen dhe të bëjnë fëmijë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu