Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, është shprehur se sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë janë krime lufte.
Duke iu drejtuar Parlamentit Europian, Von der Leyen theksoi se sulmet ndaj infrastrukturës po bëhen me qëllim që të privojnë qytetarët ukrainas nga uji, energjia elektrike dhe ngrohja.
“Sulmet e synuara të Rusisë ndaj infrastrukturës civile po shënojnë një kapitull të ri në një luftë tashmë mizore. Rendi ndërkombëtar është i qartë. Këto janë krime lufte. Sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile me qëllim të qartë për të privuar burrat, gratë dhe fëmijët nga uji, energjia elektrike dhe ngrohja me ardhjen e dimrit. Këto janë akte terrori të pastër. Dhe ne duhet t’i quajmë të tilla”, tha ajo.