Vlorë/ Tjetërsuan pronat në bregdet dhe shpërdoruan detyrën! Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe ish-zyrtarë

0

Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Mësohet se hetimet që nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Arrestimi i tij vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si Ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe AMTP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu