Vladimir Putin nuk merr pjesë në samitin e G20 në Bali

0

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së G20 në Bali, ku do të takohen liderët e disa shteteve.

Presidenti i Rusisë do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov. Lajmin e ka bërë me dije ambasada e Moskës në Indonezi, ku konfirmoi se Putin nuk do të merrte pjesë.

“Mund të konfirmoj se (ministri i Jashtëm) Sergei Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus në G20. Programi i Presidentit Putin është ende duke u përpunuar, ai mund të marrë pjesë virtualisht”, tha Yulia Tomskaya, shefja e protokollit të ambasadës.

Si mikpritëse e G20-ës, Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Ukraina për të tërhequr ftesën e saj për Putinin nga samiti i liderëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu