Ish ambasadori Fatos Tarifa thote, Republika nuk mund të përfaqësohet nga një president si ai dhe se vjedhja në sistemin tonë ka nisur nga qeveria ‘Meta’.
Sipas tij, vilen qe ka ne Gjirin e Lalzit dhe pasurine qe ka ai, nuk e kane as milioneret qe jane ne SHBA, me nje luks te papare, qe nuk ngurron ta deklaroje kete luks.
“Dikur, është bërë një dokumentar është treguar vilë e tyre në ‘Gjirin e Lalëzit’. Jam bërë kurioz… një vilë luksoze, që milionerë nuk e kanë në SHBA, apo vende të tjera dhe me idiotësinë më të madhe, gruaja e tij, i tregonte gazetares se sa ka kushtuar seti i lugëve, pjatave… 30 mijë dollarë… 40 mijë dollarë…
Dhe kur shqiptari e sheh, habitet. Si i kanë bërë këta njerëz këto para? Kaq do mjaftonte që ky njeri të quhej i dyshimtë, i korruptuar.
Unë di që vjedhja në sistemin tonë, filloi me Ilir Metën, filloi nga qeveria e tij me tenderat që u dhanë dhe urdhrat ekzekutivë”, ka deklaruar Tarifa.