Video shokuese/ Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja udhëton me kriminele në një makinë dhe bien nën breshëri plumbash për t’u pushkatuar…

0

Prokurori Arjan Ndoj ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi sot në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Dy prej personave të plagosur janë në gjendje më të rëndë. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht prokurori Ndoja, i cili së fundi u bë ‘mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës.

Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se Laho është person me precedentë penalë, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu