Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka zbuluar shkakun e rënies së blegtorisë në vendin tonë. E ftuar në emisionin “Alert”, Gjeçi thotë se e vërteta është se në sistemin RUDA( sistemi i rregjistrimit te kafshëve) ka lopë që nuk janë hequr edhe pse mund të mos jenë më dhe rezultojnë të jenë të moshës 30-40 vjeçare.
“Ta shpjegoj rënien e blegtorisë unë tani…se më vjen keq, ka një të dhënë…tani, unë, arsyet janë shumë të thjeshta, nuk është regjistruar normalisht popullata e kafshëve në atë që ne i themi sistemi RUDA. Unë kur kam filluar punë, kam gjetur lopë të regjistruara mbi 30 vje e 40 vjet.
Në fakt lopët mund të jetojnë nga 18 deri në 22 vjet, por problemi nuk është ky. Videoja e deklaratës së zëvendësministres është shpërndarë nga ish-zyrtari Vojo Bregu. Pikërisht Bregu shkruan se në fakt sistemi RUDA është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh dhe s’ka si të ketë lopë 40-vjeçare të regjistruara.
“Perla e rradhës nga zv. Ministrja e Bujqësisë. Pasi na mësoi para ca vitesh që nqs në djathë ka allçi, djathi nuk pritet, dhe nqs ka niseshte djathi pritet, zv. Ministrja na shpjegon në mënyrë shteruese, arsyen pse blegtoria nga viti 2017 deri në vitin 2021 është përgjysmuar dhe ka shkuar pikiatë. Ajo thotë se arsyeja e vetme pse blegtoria ka rënie, është fakti që lopë 30-40 vjeçare nuk janë hequr nga sistemi i rregjistrimit të kafshëve. Zv. MInistrja nuk e di që dhe po të jetojnë aq sa e di ajo( mirë do ishte në fakt) nuk kanë si të jenë në sistemin RUDA( sistemi i rregjistrimit te kafshëve)pasi ai sistem është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh. P.S. Zv. Ministrja në fjalë është përgjegjëse për blegtorinë dhe sigurinë ushqimore.
Gjeci mbahet mend për deklaratën që bëri për djathin. E ftuar në “Top Shoë” në vitin 2019, Gjeci teksa fliste për sigurinë ushqimore tha se nuk është e vërtetë që përdoret allçi për djathin. Ajo shtoi se nëse përdorim allçi në djathë, atëherë djathi nuk do të pritej dot dhe ka një ndryshim nga niseshteja.