Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar këtë të diel për t’i treguar djalit të tij bukuritë shqiptare.
Rama bashkë me Zahon ka vizituar Nivicën, nga ku edhe ka promovuar turizmin malor.
Kryeministri thotë se në këtë zonë mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model.
Ashtu siç shihet edhe në video, Rama shfaqet në video dorë për dorë me Zahon.
Ai u shpreh se ky është një shembull fantastik, për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën dhe me pak fonde.
“Është një shembull fantastik për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën, jam i sigurt se do të krijojë një valë të re të këtij lloj turizmi. Njerëzit mund të mësojnë përmes kësaj sesi me pak mund të ndërtosh shumë”,- tha Rama.
Po ashtu, kryeministri tregon se sot në Nivicë do të jetë edhe ish-kryeministri i Suedisë, Göran Persson./Opinion.al