VIDEO/ 100 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Peleshi: Mirënjohje për gjithçka është bërë në modernizimin e FA

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin në 1 shekull të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por në mënyrë të veçantë në fushën e mbrojtjes.

“Një shekull marrëdhënie diplomatike me SHBA. Mirënjohje për gjithçka që ata kanë bërë për modernizimin e Forcave të Armatosura”, shkruan Peleshi përkrah videos së publikuar në faqen zyrtare me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Ministri Peleshi e cilëson ndër më intensivët bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe një tregues më i fundit është investimi i madh që po bëhet në bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë tashmë bazë e NATO-s. Besueshmëria ndaj Shqipërisë si aleat i denjë i NATO-s është shprehur edhe në zhvillimin e një prej stërvitjeve më të mëdha të 30 viteve të fundit në territorin e saj, “Defender 2021”.

Ministri Peleshi, në këtë video që tregon marrëdhëniet mes dy vendeve vë në dukje faktin se Shqipëria është rreshtuar përkrah SHBA në misionet ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu