Vetting-u: Gruaja e Edi Ramës Linda Xhillari e Sali Berisha kanë vjedhur bashkë/ Dokument zyrtarë. Rama mbron Berishën nga burgu!

0

Dokumenti që po publikojmë sot e shumë të tjera në vijim; tregon se qysh prej vitit 1992, kur nisi pushteti i PD; bandat “Berisha, Nano, Metaj, Rama”, që sot bëjnë sikur janë “në hasmëri, armiqësi e luftë” me njeri-tjetrin, kanë qenë e janë të lidhur fortë në interesa ekonomike; ndaj dhe postet e larta të shtetit e drejtësisë, pasuritë, ish-ndërmarrjet e mëdha dhe koncesionet, janë bërë pronë e biznese të familjarëve, shërbëtorëve dhe klaneve të tyre mafioze.

FAKTI ZYRTAR ËSHTË KY/Në fillim të janarit 1997, kur kishte plasur pushka Berisha-Popull; kupola e qeverisë të PD, ku bënte pjesë dhe gruaja aktuale e kryeministrit Rama; vazhdonte e qetë pazaret e fundit; gjë që provohet, me Urdhër Nr. 11, datë 09.01.1997, Nr. 30 Prot., dhënë nga Ministri i Privatizimeve Dylber Vrioni, dhënë vartëses së tij Lindita Xhillari, për të nisur procedurat, për “shitjen e menjëhershme” të Fabrikës së Çimentos-Elbasan.

Shitja ishte miratuar me VKM Nr. 837, datë 9/12.1996; kohë kur PS e komanduar nga Servet Pëllumbi e Ilir Meta, i kishin hedhur benzinë “shkëndijës së zjarrit”; që sa kishte shpërthyer me protestat kundër rënies së primadave në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë e Lushnjë.

Kjo fabrikë, ishte të kthyer në “Shoqëri Anonime-Sh.A”, me aksioner të huaj, që qeveria “Meksi” u kishte dhënë 30% të aksioneve; ndërsa shteti, ishte pronar i 70% të aksioneve, të cilat, në mjegulën e tymit të luftës “shtet-popull”, Sali Berisha kishte vendosur t’i jepte për “1 copë bukë”, duke udhëruar shitjen e përshpejtuar të fabrikës.

Në 26 shkurt 1997, Lindita Xhillari (sot Rama), në atë kohë “Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Privatizimeve (AKP); ka dorëzuar tek ministri Dylber Vrioni, dosjen e gatshme për procedurën e shitjes, ndërsa vetëm 7 ditë pas betimit të dytë të Sali Berishës si “President”; ajo ka firmosur “Autorizim Shtetëror” Nr. 594, datë 10 mars 1997”, për shitjen e menjëhershme të Fabrikës së Çimetos-Elbasan.

Me autorizmin e lëshuar nga drejtore Lindita Xhillari (sot Rama) dhe vlerësimin pasuror që ajo i kishte bërë; çmimi fillestar i shitjes së kësaj fabrike, caktuar po nga Lindita Xhillari, ishte 485 milionë e 100 mijë lekë, për 70% të aksioneve që shteti kishte në Fabrikën e Çimentos-Elbasan; ndërsa 30% ishin marrë nga shtetasi shqiptaro-angelz Mark Bouri dhe shtetasi brazilian, Jorge Edmont Jeha.

Pas 1 muaji e gjysëm, në datën 23. 04. 1997, Drejtorja e AKP, Lindita Xhillari e mbajtur në detyrë dhe nga kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, ka urdhëruar nisjen e procedurës për shitjen e Fabrikës së Çimentos-Elbasan, sipas kontratës paraprake dhe çmimit fillestar, që kishte vendosur pushteti “Berisha’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu