
Pasuritë e Berishës, Metës e Monikës, ish-ministrave të PD, PS dhe LSI, duke filluar me Rulin, Pollon, Boden, Nokën vijuar me Naçon, Dervishajn, Haxhinaston, Gjiknurin, Beqjan, Ahmetajn, ministrat aktualë të PS, rrisin ‘shanset’ që ata të jenë në listën e DASH. Nën hetim dhe njerëzit afër tyre që kanë “evaduar” paratë në bankat e huaja, mes tyre Elona Guri e LSI, Argita e Shkëlzen Berisha, Olsi Rama e “Kuqua” i Mbrojtjes. Lista do shkojë te SPAK, ndërsa pas hetimit, pasuritë do të konfiskohen
Milionerët e politikës shqiptare janë në ankth, pasi siç është lajmëruar ditë më parë, 14 prej tyre janë në listat e “zeza” të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Nëse ambasada amerikane në Tiranë, në adresën e saj zyrtare në rrjetin social, përmendi me emra ish- kryeprokurorin Adriatik Llalla, “kapon” e Ramës në krye të PS së rajonit të Shkodrës, Tom Doshi dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, si zyrtarët e lartë të shpallur deri më tani si të padëshirueshëm në SHBA, tashmë ka precizuar dhe listën e 14 politikanëve të tjerë.
Bëhet fjalë për politikanët më të njohur shqiptarë, ku sipas burimeve nga “Rruga e Elbasanit”, kanë rezultuar me pasuri marramendëse miliona dollarëshe dhe euroshe në disa banka të huaja.
Shumëherë janë veprimet e hetimeve të organeve ligjzbatuese amerikane, të BE dhe Britanike në bankat ku ata kanë gjetur akses verfikimi të pasurisë së këtyre politikanëve. Ndërkohë, këto informacione kanë mbërritur dhe te homologët e tyre shqiptarë.
Hetimet janë shtrirë në parajsat fiskale të ishujve të Paqësorit, në bankat e Komonuellthit, në Qipro e deri në filialet e disa bankave ruse në vendet anëtare të BE dhe Britanisë.
Teksa për zyrtarët e lartë politikë dhe të sistemit të drejtësisë që janë shpallur kohë më parë “non grata” në SHBA, bazë për këtë vendim të DASH ka qënë korrupsioni i lartë, tashmë verifikimi ka qënë më i detajuar, duke zbritur te llogaritë e tyre bankare.
Burimet brenda ambasadës së SHBA në Tiranë saktësojnë se janë figura të njohura politike të këtyre 29 viteve, të cilët kanë pasur poste shumë të larta drejtuese, duke hedhur hije dyshimi se mes tyre pritet të jenë ish- kryeministra, ministra dhe ish-ministra pa ndonjë dallim partiak.
Në media është folur për pasuritë marramendëse të Sali Berishës dhe familjes së tij, Ilir Metës dhe Monikës, ish- ministrave të PD, PS dhe LSI, duke filluar me Genc Rulin, Genc Pollon, Ritvan Boden, Flamur Nokën dhe vijuar me Nasip Naçon, Sokol Dervishajn, Edmond Haxhinaston, Damian Gjiknurin, Ilir Beqjan, Arben Ahmetajn, por dhe me ministrat aktualë të PS.
Po hetohet njëherësh dhe për “distributorët” e këtyre parave, “evadimi” i të cilave në bankat e huaja është bërë përmes njerëzve afër këtyre zyrtarëve të lartë, mes të cilëve Elona Guri e LSI, Olsi Rama vëllai i kryeministrit socialist, Argita dhe Shkëlzen Berisha, por dhe ish-shoqërues të ish-kryeministrave dhe ministrave, mes të cilëve “Kuqua” i Mbrojtjes.
SHBA po vepron me të njëjtin skenar si në Greqi, përmes listës së tmerrshme “Langard” që zbardhi të gjitha skemat e largimit të parave të korrupsionit nga politika greke në zonat e parajsave fiskale dhe në bankat e Qipros greke e në Britani.
Për 14 politikanët e njohur shqiptarë, emrat e të cilëve do të bëhen publikë në një kohë sa më oportune për DASH, do të jetë një traumë publikimi i listës, e cila do të shkojë menjëherë për hetim te SPAK.
Partnerët tanë janë mëse të vendosur që këta maskarenj të politikës të mos shpëtojnë thjeshtë dhe vetëm me një shpallje “non grata” në SHBA, por dhe do t’ju konfiskohen të gjitha paratë e vëna përmes korrupsionit, abuzimit me pushtetin, trafikut dhe krimit.





