Vetting-Pazar: Miliarderja Donika Prela e “kaloi” Vetting-un, por amerikanët do e çojnë në burg bashke me dy komisionerët Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici!

0

Gurët e Donika Prelës kanë lëvizur në kryeministri dhe në Kuvend

Dita e sotme ka qenë një nga ditët që do mbahet mend, për sa i përket procesit të verifikimit të prokurorëve në “Vetting”, pasi Donika Prela, një prokurore pa përvojë në hetime dhe me shumë të meta në aspektin pasuror, ka kaluar procesin sikur të ishte gjeniale.

Dy ish-juristët e kryeministrisë, sot anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, janë shprehur pro prokurores. Ndërkohë që kryesuesi i trupës gjykuese, Roland Ilia, është kundër konfirmimit në detyrë të Donika Prelës.

Ky vendim ka baltosur të gjithë procesin e “Vettingut” dhe ka ulur në nivele zero dhe besimin e të huajve, pasi vetë përfaqësuesit e ONM-së në këtë proces, më konkretisht Teo Jacobs, ka mbetur gojëhapur me vendimin për Donika Prelën.

Por ashtu siç ndodh edhe te skenari i romanit të Franc Kafkës “Procesi”, ku gurët për të fituar një proces gjyqësor lëvizin jashtë sallës së gjyqit dhe jo brenda saj, ashtu ka ndodhur edhe me Donika Prelën, e cila ka bërë të pamundurën jashtë sallës së gjyqit, për të korrur fitoren që kërkonte, pavarësisht gjetjeve negative që kishte konstatuar kolegji i Vettingut.

Dhe në fakt gurët e Donika Prelës kanë lëvizur në kryeministri dhe në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë qenë dy gurët e Donika Prelës, që kanë shërbyer në rolin e sekserit, duke kryer dhe veprimtari kriminale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët e kolegjit të Vettingut.

Dihet që Ëngjëll Agaçi është njeriu i komanduar nga kryeministri Rama për të monitoruar dhe dubluar kolegjet në Vetting. Është Ëngjëll Agaçi ai që ka krijuar “Lista e Shindlerit”, i cili përcakton se kush gjyqtar duhet të rrijë dhe kush duhet të ikë. Shendleri, në periudhën naziste, krijonte listat e hebrenjve që shpëtonte, ndërsa Agaçi, listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Është e turpshme dhe për të vënë kujën se ku ka përfunduar procesi i Vettingut, i cili markohet direkt nga një person që ha e pi me kryeministrin Edi Rama.

Por për Donika Prelën Ëngjëll Agaçi duhet të bënte maksimumin. Të bënte të pabërën dhe ai e bëri. Kjo pasi këtë nder ja kishte kërkuar Gramoz Ruçi, njeriu rrënjëthellë në Partinë Socialiste.

“Pamfleti” mëson se njerëzit e Donika Prelës kishin mbërritur te Gramoz Ruçi, duke i qarë hallin këtij të fundit dhe njëherësh kujtuar kryeparlamentarin se kishte ardhur koha të shlyente një borxh, më sakt një nder.

Vite më parë, ishin njerëzit e Gramoz Ruçit, që vraponin në derën e shtëpisë së Donika Prelës, pasi djali i kryeparlamentarit Ruçi, Ledio Ruçi, ishte arrestuar nga policia e Durrësit me një dozë hashash, të cilën agjentët e policisë ja kishin gjetur gjatë një kontrolli në makinë.

Çështja shkoi në prokurorinë e Durrësit dhe prokurore e dosjes ishte Donika Prela, sot drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ruçi në atë kohë në opozitë kërkonte vetëm një nder nga kjo prokurore, që t’i lironte djalin dhe të nxirrte arrestimin e policisë të paligjshëm, pasi në rast se do të ndodhte e kundërta, kush rrinte dhe dëgjonte Sali Berishën pastaj, në atë kohë kryeministër.

Donika Prela ka mbyllur sytë, nuk ka parë asnjë provë çfarë kishte konstatuar policia në dosje, dhe ka firmosur ashtu siç ka dashur vetë Gramoz Ruçi, duke nxjerrë të paligjshëm arrestimin e djalit, ka urdhëruar lirimin e tij nga qelia dhe një javë më pas ka mbyllur dosjen. Më mirë se kaq nuk mund të bënte Donika.

Por koha kaloi dhe në peshore u vu pozicioni dhe integriteti i Donika Prelës. Ku ta qante hallin ajo dhe ku të kërkonte nderin më mirë se aty ku e kishte bërë dikur, te Gramoz Ruçi, i cili tashmë zotëron ndikim të madh në qeveri dhe në të gjitha institucionet e vendit.

Ruçi së bashku me Ëngjëll Agaçin kanë kombinuar të gjitha gurët, duke arritur të shtyjnë vendimin për Donika Prelën në datën 5 shkurt. Por kaq kohë ka mjaftuar për të thithur dy vota pro të kolegjit dhe janë thithur dy ish-juristët e kryeministrisë, sot anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, të cilët janë shprehur pro prokurores. Ndërkohë që kryesuesi i trupës gjykuese, Roland Ilia, ishte kundër konfirmimit në detyrë të Donika Prelës.

Kolona e pasurisë rezultoi me probleme për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive, zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, çka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-ës.

KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela, prej 2003 deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash, duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs, e cilësoi si një shije të keqe, duke pyetur zonjën Prela. ONM gjatë fazës së hetimit i kishte drejtuar Prelës dhe pyetje për procesin ndaj Emiljano Shullazit, pretenca e të cilit u bllokua për disa muaj, si dhe procesin ndaj shtetasit Ledio Ruçi, të hetuar nga Prela kur ishte prokurore në Durrës.

Po ashtu KPK gjatë hetimit gjeti edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta, një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela te një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu