Vetingu/ KPK konfirmon në detyrë Albert Murcaj, prokuror i Prokurorisë së Tiranës

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot konfirmimin në detyrë të Albert Murcaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Albert Murcaj, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj, Etleda Çiftja pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të Albert Murcaj, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë

Albert Murcaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar gjithashtu si drejtues i Prokurorisë së Pukës, zv.drejtues dhe drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe është i emëruar në Prokurorinë e Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu