Disa javë më parë JOQ denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda.
Duket se tashmë është zbuluar se kush është “truri” i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit për JOQ, bëhet fjalë për Vojo Peçin, ish shefin e Komisariatit të Kuçovës dhe vëllai i famozit Tërmet Peçi, ish-kryebashkiak i Tepelën dhe prej shtatorit që po vjen deputet i PS-së në Kuvend.
“Vojo Peçi e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Është i njëjti rast që keni denoncuar disa kohë më parë. Vojo është vëllai i Tërmetit, ” shkruan denoncuesi.
Duket se Vojo ka shfrytëzuar njohjet e vëllait të tij, për të zaptuar bazat ushtarake të Porto Palermos, dhe për t’i kthyer nga zona të mbrojtura, në zona me shfrytëzim për qëllime përfitimi. Denoncuesi habitet se si autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë ndaj zaptuesve të kësaj zone ushtarake, e cila dikur ka qenë një plazh i paprekur, ashtu sikur e ka krijuar natyra.
“Doja ti sillja ne vemendje kryeministrit katastrofen qe ndodh ne nje zone te mbrojtur dhe ushtarake. Ne zonen e Porto Palermos perkatesisht ne daljen e tuneleve te bazes ushtarake eshte ndertuar nje lokal, ku me pare kishin bllokuar dhe rrugen me porte hekuri qe ju e keni hedhur si denoncim. Si ka mundesi gjithe ky tolerim per keta horra. Vojo Peci e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Eshte i njejti rast me mbylljen e portave qe keni denoncuar. Vojo eshte vellai i Termetit,” – shkruan denoncuesi.