“Urgjentisht do kontrollojmë pasurinë e çdo zyrtari të lartë, sekuestrojmë çdo cent abuziv e dënojmë rëndë cilindo manipulues”, Ultimatumi i ambasadorit Soreca trondit Ramën, Metën, Berishën, politikanë e pushtetarë pasanikë!

0

E gjithë pasuria e zyrtarëve dhe pushtetarëve shqiptarë do të kalojë në një filtër të hollë verifikimi për të indentifikuar dhe sekuestruar pasurinë. Me SPAK dhe BKH duhet të përgatitemi të shikojmë prona, pasuri, llogari bankare të zyrtarëve të korruptuar që do të jenë në “listën e zezë”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur ditën e sotme se lufta kundër krimit të organizuar është një prej pikave kyçe që do ndikojë në vendimin e BE për hapjen ose jo të negociatave në muajin shtator. I pranishëm në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali, Soreca tha se pret konfiskimin e pasurive të paluajtshme.

“Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese.

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”, tha Soreca duke trembur në palcë pushtetarët që kanë bërë kërdinë gjithë këto vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu