U nda pas 4 vitesh lidhje, “Syreja” rigjen dashurinë, zbulohet lidhja e re e aktores

0

Aktorja Asli Enver ka qenë shumë e komentuar për jetën private së fundmi. Pas 4 vitesh lidhje, ajo u nda nga partneri i saj, këngëtari Murat Boz. Lajmin e bënë të ditur mediat turke pasi vetë çifti ka preferuar të jetë shumë privat në këtë pjesë.

Pak kohë pas ndarjes nga Murati, Asli Enver e cila njihet nga roli i “Syrejasë” në serialin “Nusja nga Stambolli”, ka rigjetur dashurinë. Sipas mediave turke, aktorja është në një lidhje me ish-basketbollistin Kerem Tunceri.

Dyshja janë takuar para një muaji në një festë që ishte organizuar nga miqtë e përbashkët të tyre. Miqësia që nisi në këtë festë, u kthye në dashuri, shkruajnë mediat turke. Pas shpërthimit të koronavirusit, çifti po vazhdojnë të komunikojnë nëpërmjet telefonit. Ata kanë vendosur që tani për tani ta ruajnë lidhjen jashtë syrit të publikut./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu