Turqi: Për shkak të Koronavirusit ndërpriten xhirimet e serialeve…

0

Koronavirusi ka mbërritur edhe në shtetin turk. Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, kompanitë prodhuese të serialeve kanë vendosur ndërprerjen e xhirimeve të tyre.

Mes serialeve që kanë ndërprerë xhirimet është edhe “Çukur” që transmetohet në Turqi e Shqipëri. Ndërsa seriale turke të tjera që kanë konfirmuar ndërprerjen e xhirimeve janë “Savasci”, “Bir Annenin Gunahi”, “Hizmetçiler”, “Zalim Istanbul”.

Mediat turke shkruajnë se televizionet në Turqi gjatë këtyre ditëve do të transmetojnë episodet e vjetra të serialeve. E gjithë kjo po bëhet për të mbrojtur shëndetin e aktorëve, punëtorëve dhe sigurisht për të parandaluar përhapjen e virusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu