Gjurmët e këtij financimi kanë mbërritur në Durrës, e këtu kemi të bëjmë realisht me në ‘bombë’ të madhe që i ka plasur në dorë Edi Ramës…
Kishte disa shenja që tregonin se porti i Marinës në Durrës, pra zhvendosja e portit aktual dhe investimi aty i projektit të Muhamet Alabarit, nuk po ecte përpara.
U bë një vit që aty nuk punohet, jo se ka një ndalesë nga ana e qeverisë së Tiranës, që i ka dhënë ‘carta biancha’ miliarderit dhe sheikut nga Emiratet, por se paratë për të investuar projektin nuk po lëvizin.
Ndërkohë, këto ditë shpërtheu ‘bomba’ e madhe, që e lidh Muhamet Alabarin si një nga sheikët që kanë financuar ndër vite atë përbindësh që ne e pamë prej 2 muajsh në Gaza. Nga tunelet e frikshme, tek masakra e 7 nëntorit.
Në realitet nuk është ndonjë risi, që sheikët e Emirateve të Bashkuara, ata sauditë, por edhe Katari siç quhet edhe qendra e financimit të ekstremistëve muslimanë në botë, kanë kohë që kanë financuar Hamasin.
Financimi është kryer jo nëpërmjet pagesave direkte të shteteve apo kompanive në individët e operativët e Hamas, sepse ata para sekuestrohen lehtë, por si pjesë e skemave të komplikuara të investimeve të përhapura në të gjitha vendet e botës.
Para që jepen për spitale, ndihma për zbutjen e pasojave të tërmetit, mbështetje për arsimin e shëndetësinë, e mbi të gjitha projekte afariste infrastrukturore.
E nga këto skema, hynin para si zëra investimesh e qarkullonin në rrjete financiare, për tu kthyer më pas në qese të zeza plot me cash në duart e operativëve të Hamasit.
Të gjitha këto diheshin, siç dihej që Katari dhe Erdogani tentuan të sillnin Vëllazërinë Muslimane në Egjipt, apo edhe financuan ISIS-in dhe ndihmuan armatosjen e tij.
Vetë Përëndimi, apo edhe Izraeli, nën këshillën e vendeve arabe të gjirit si Emiratet e Arabia Saudite, lejuan që Hamas të funksionojë si një parti politike në Gaza, ku nuk do të kishte shqetësim nga ana e autoriteteve izraelite. Madje siç e dimë, Izraeli e fjeti mëndjen në jug, pasi arabët i kishin premtuar se asgjë nuk vjen nga Hamasi. Ata thjesht duan pushtetin dhe administrimin e Gaza-s.
Prestigjozja amerikane ka publikuar një artikull ku thotë se edhe vetë Benjamin Netanjahu ka lejuar që Hamas të merrte financime nga arabët, me të cilët kishte përgatitur një sërë marrëveshjesh.
Disa javë përpara se Hamasi të niste sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit ndaj Izraelit, kreu i Mossad mbërriti në Doha për t’u takuar me zyrtarë të Katarit.
Autorizimi i pagesave, miliarda dollarë gjatë një dekade u bazua në pritshmërinë e Netanyahut se paratë do të ndihmonin në ruajtjen e paqes në Gaza dhe për të mbajtur Hamasin të fokusuar në qeverisje dhe jo në luftë.
Por tmerri i 7 tetorit solli në vëmendje një frikë se arabët janë njerëz që nuk duhet t’i kihet besë. Përveçse mashtrojnë kur bëhet fjalë për para, prona e pasuri, ata e shkelin fjalën e dhënë edhe për gjëra të rëndësishme siç është jeta e fëmijëve, grave e të moshuarve. Ato tmerre që kreu Hamas në Izrael, nuk janë parë as nga më të frikshmit terroristë të së shkuarës. E Izraeli ka vendosur jo vetëm të hapë letrat, por të denoncojë një nga një të gjithë ata që kanë lejuar fuqizimin e Hamasit në atë gradë, sa të jetë i aftë të kryejë një sulm të përmasave kataklizmike si ai i 7 tetorit.
E në këtë vrull, SHBA, BE, Izraeli vetë, por edhe vende të tjera pritet të marrin vendime të shpejta për të ngrirë asete e pasuri të të gjithë individëve apo shoqërive që kanë financuar terrorizmin.
Gjurmët e këtij financimi kanë mbërritur në Durrës, e këtu kemi të bëjmë realisht me në ‘bombë’ të madhe që i ka plasur në dorë Edi Ramës.
Sipas të gjitha gjasave nëse vihet re se të ardhura nga para të dyshmta që kanë mbushur buxhetin e madh të këtij viti, ata do të sekuestrohen patjetër.
Ndaj kërcënimi për zgjedhje të parakohshme që Edi Rama hodhi dje nga grupi parlamentar, nuk duhet marrë si një çekan në kokën e deputetëve të tij të tredhur. Është thjeshtë një shantazh që i bën amerikanëve, për të cilët ka një obsesion se po i bëjnë gati operacionin e largimit nga pushteti. E ky operacion nuk kryhet brenda 24 orësh, por është një proces që kërkon kohën e vet. Kjo kohë, duket ka nisur tashmë, e ndoshta jemi në kulmin e operacionit për të larguar Edi Ramën. Operacion që fillimin e ka te denoncimi e më pas tek dobësimi politik i tij…/Pamfleti