Gazetari Blendi Fevziu ka bërë paral ajmërime të forta në emisionin “Breakin”, ku ka deklaruar se këmbanat për largimet e shumë liderve politikë po bien.
Fevziu theksoi se përpl asjet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë një këmbanë për largimet e shumë liderëve politikë.
“Kambanat për largimet e shumë liderëve politik po bien. Berisha e ka shumë e vështirë të rikthehet edhe nëse do mbledh votat ai ka kundër ambasadën amerikane.
Një rast kur ka rënë kryetari ka qenë në rastin Meta dhe Majko.
Kjo opozitë është e dobët ka humbur disa zgjedhje rresht, opozita nuk ka kryer funksionet e saj.
Basha duhet ta çonte në votim këtë vendim të tij, duhet të bënte një përpjekje me Berishën duke folur.
Mbas kaq shumë vitesh unë i thashë dhe Berishës se më në fund Basha e mori një vendim.
Rama nuk e ka një prerje për të qenë lider edhe pse ka fituar 3 palë zgjedhjesh radhazi”, tha Fevziu.



