Tolgahan përgatitet për filmin e ri, Efehan i bashkohet në sheshxhirim

0

Tolgahan Sayisman prej pak javësh ka nisur xhirimet për filmin më të ri “Sampiyon” (Kampioni) , i cili pritet të transmetohet në Turqi gjatë muajit shtator. Aktori i njohur ka rol kryesor në film dhe të gjithë po presin me padurim ta shohin të shfaqet në ekran. “Sampiyon” ka në qendër historinë  e një boksieri, i cili pas një incidenti heq dorë nga pasioni dhe pas shumë vitesh kthehet sërish në ring për shkak të djalit të tij.

Këtë sukses të tij Tolgahan ka vendosur ta festojë bashkë me familjen duke përfshirë edhe Efehan në sheshxhirim, pavarësisht se ai është ende shumë i vogël. Ditën e sotme Tolgahan ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke mbajtur në krahë djalin në vendin ku xhirohet filmi. Bashkangjitur fotos aktori ka shkruar: “Kampioni i vogël Efehan. Ne jemi kampionët miqtë e mi dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.

Menjëherë pas publikimit të fotos Tolgahan ka marrë mesazhe të shumta, por këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer Efehan. Nuk dihet nëse vogëlushi do të behët pjesë e filmit apo thjesht ka shoqëruar të atin në xhirime, por e sigurt është se ky duhet të ketë qenë një nga momentet më të bukura babë e bir. Kujtojmë se Efehan erdhi në jetë në maj të këtij viti, gati dy vite pas martesës së Almedës dhe Tolgahan. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu