Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman i njohur me rolin e ‘Çënarit’ pak kohë më parë kur erdhi në Kosovë, nuk ‘shpëtoi’ pa një intervistë.
Ai i shpalosi risitë në karrierë dhe jo vetëm, duke folur edhe për pjesën private. Tolga mes tjerash rrëfeu për ‘Prive’, se djali i tij është gjysmë shqiptar dhe kjo është arsyeja përse nuk ndihet si i huaj sa herë që vjen në trojet shqiptare. Almeda e ka treguar gjithmonë se është krenare për origjinën e saj, ndaj me sa duket e ka ‘rrënjosur’ këtë dashuri edhe tek bashkëshorti i saj e më vonë tek djali i tyre.