Tjetër kallëzim për Ilir Metën, avokati kërkon të hetohet për korrupsion dhe fshehje të ardhurash

0

Një tjetër kallëzim është dorëzuar në SPAK për ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Kallëzimi është bërë nga avokati Idajet Beqiri, që kërkon hetim ndaj Metës për “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë “dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemaadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit”. Ai thotë se faktet dhe dokumentet që zotëron për Metën dhe Kryemadhin, të cilat do t’i depozitojë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.

Në muajin qershor, Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhin u kallëzuan për herë të parë në SPAK. Me dyshimet se ish-kreu i shtetit ka pastruar para, kryer korrupsion dhe shpërdoruar detyrën, ish-deputet i Parlamentit, Halit Valteri, depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme.

Në padi thuhet se referuar këtyre të dhënave krijohet dyshimi se politikanë të përfolur si është rasti i Metës kanë qarkulluar para të përfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme për t‘i përdorur ato për qëllime dezinformimi për votuesit shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu