“Tia” flet për herë të parë për pritjen e ëmbël: Si e zbulova që jam shtatzënë

0

Aktorja Navina Bole e cila luante rolin e Tias në serialin “Bixhoz me dashurinë” është shtatzënë në jetën reale, lajm të cilin e bëmë të ditur para disa javësh. Së fundmi Navina ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël dhe ka zbuluar si e mësuan ajo dhe bashkëshorti i saj Karan Jeet që do bëhen prindër. “Nuk e prisja dhe u habita. Ndihem shumë e lumtur kur kuptoj që do bëhem mama dhe do sjell në jetë një njeri nga trupi e gjaku im.

Kam shumë emocione, ndihem nervoze, e emocionuar, në ankth por mbi të gjitha jam e lumtur që më në fund do ndihem një femër e kompletuar”- është shprehur aktorja. Ajo ka treguar se bashkëshorti e kishte sugjeruar të bënte një test shtatzënie pasi kishte pasur simptomat e para. “Kisha simptomat e para të shtatzënisë dhe bashkëshorti më sugjeroi të bëja një test. Kisha frikë dhe isha nervoze. Bashkëshorti im e pa i pari rezultatin e testit dhe ishte jashtëzakonisht shumë i lumtur. U çmend nga gëzimi. Ne ja dhamë lajmin nënave tona dhe më pas të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata janë shumë të lumtur dhe mezi po presin që fëmija të vijë në jetë. Kam lexuar diku që fëmija të dëgjon në muajt e fundit të shtatzënisë prandaj i flas shpesh. Mundohem të jem e lumtur në shumicën e kohës dhe të mos kem stres. Është gjë e bukur që një jetë e re po rritet brenda meje”- është shprehur Navina Bole, shkruan revistawho. Aktorja ka treguar gjithashtu edhe preferencën për gjininë e fëmijës. “Dua të kem vajzë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem një vajzë si kukull që ta vesh bukur. Mami im, vjehrra dhe bashkëshorti duan gjithashtu një vajzë por përbrenda ndjej se fëmija është djalë. Do jem e lumtur edhe po të jetë djalë. Rëndësi ka që të jetë i shëndetshëm”-është shprehur aktorja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu