Ti je poezi

0

Shkruan Pjeter Vukaj

Pranë teje ndjehem si në maj,
Pranverore, e ëmbël, si magji,
Me ngjyra stine sytë e saj,
Njomëzuese si gjethi i ri.

Veren e ke ne cdo qelizë,
Nganjëherë si në zheg,
Me ngjyra stinësh je qendisë,
Freskon, ngroh, djeg.

Bukuria jote, s’me le të heshtë
Se je vetë poezi.
Ëmbëlsia jote, më siell pak vjeshte,
Dimër më solle,vec me bardhesi.

Pranë teje ndjehem stinë brenda stinës,
S’je dimër, vec bardhësi dëbore,
Je fllad i ngrohtë i juglindjes…
e bukur, e embel, e brishtë, vajzërore.

O Zot, sa bukur e gdhende,
Me kujdes, mjeshtri, durim!
Pranë teje, ndjehem në moshën tënde,
Vitet më zbresin, fluturim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu