Tensionet dhe rrëmbimi i tre policëve/ Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

0

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it po zhvillojnë një takim në objektin e qeverisë së Kosovës të enjten pasdite. Ky takim vjen një ditë pas rrëmbimit të tre policëve në veri nga forcat serbe.

Deri më tani, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime lidhur me ngjarjen. Një ditë më parë, Policia e Kosovës tha se tre zyrtarë të saj u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Liderët e shtetit të Kosovës e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu