Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit në Firence. Fjala është për dokumentet e Kuesturës së Firences për arrestimin e Pjetrit në 23 janar 2003 bashkë me Altin Dodën.
Arrestimi është bërë për trafik droge.
Sipas Gazmend Bardhit, Valdrin Pjetri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar dënimin e menjëhershëm. Pjetri është dënuar me 18 muaj burg i cili është pezulluar nga Gjykata.
Në shkurt të vitit 2003, Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia me vendim gjykate për 7 vite.
Kryeministri Edi Rama, e kandidoi Pjetrin në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Njëlloj si në rastin e Elvis Roshit të Kavajës, Rilindjes i ka dalë një tjetër kandidat me rekorde kriminale.







