Tensione në Shkodër, protestuesit nën thirrjet personat non grata për Amerikën nuk i pranon Shkodra i turren Tom Doshit me objekte të forta!

0

Tensionohet situata në qytetin bastion te demokracise shqiptare, Shkodër. Një grup i madh protestuesish kanë ndjekur nga pas deputetin Tom Doshi, nen thirrjet se kush eshte non grata për Ameriken ështe non grata edhe për popullin demokrat te Shkodres. Doshi ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e cila konsiderohet nga opozita si e paligjshme, e pavotuar.

Deputeti Tom Doshi ka mundur të largohet nga vala e protestuesve, që e kanë ndjekur nga pas për disa qindra metra, derisa hypi në makine dhe u largua nen mbeshtetjen e policise.

Ndërkohë kjo lëvizje ka bërë që anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalin lirisht nga mjediset ku u zhvillua mbledhja, Bblioteka e qytetit, e cila ishte e rrethuar me policë dhe protestues.  Por pas daljes, ata nuk munden te levizin, pasi turmat ishin te irrituara. Me pas, kryebashkiakja ka hapur dyert e bashkise per popullin ku ka thene se perdite keto dyer do jene te hapura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu