Shkruan Kastriot Dervishi
“I ndjeri Bujar Nishani nuk jeton më. Zakonisht në ditën e ndarjes nga jeta thuhen fjalë të përgjithshme, por për zyrtarët e shtetit dhe sjelljen ndaj tyre, nuk thuhen shumë gjëra.
“Pra sjelljen e keqe ndaj tyre kur janë në detyra shtetërore, kur e hoqen nga puna pa arsye. Në korrik 1997 Bujar Nishani ushtronte detyrën e shefit të protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Funksion i cili në gjithë botën është i rëndësishëm dhe jetëgjatë. Marrëdhëniet e punës i mbyll pensioni ose vetë personi i cili ka këtë rol.
“E megjithatë, shteti e hodhi në rrugë. Nishani ishte i shkarkuari i parë i ministrit të Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Sigurisht pa asnjë arsye.
“Nuk mjaftoi kjo, por bashkë me dy familje të tjera (një ish ministër dhe një humorist i njohur), e nxorën edhe nga hoteli ku banonte te godina e vjetër të ushtrisë (përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë).
“Nuk kishin as ndjesinë se ia nxorën plaçkat dhe e lanë me fëmijë të vegjël buzë Lanës”, shkruan në statusin e tij Kastriot Dervishi, publicist dhe historian.