Të hënën në “Vrasje të Vogla”/ “Oja akuzohet për një vrasje”

0

Oja arrin të fshihet para se Arzu ta kuptojë se ajo i ka kontrolluar dhomën, por nukarrin të marrë armën e krimit. Merve pendohet që e ka turpëruar veten para gjithë miqve dhe thur një plan për t’u treguar atyre forcën e saj në Sarmashë.
Kerim e ka tuar bursën e basketbollit edhe pse Tajlan është përpjekur ta ndalojë.
Ai që atëherë ka vendosur të bëhet i pasur për inat të Merves. Në ditëlindjen e
Pelinit Merve ka ftuar dhe Serhanin. Kerim ka ndërprerë festën me idenë që të
zihej me Serhanin.

Merve fton në shtëpinë e saj gjithë femrat e Sarmashësë më qëllimin që t’i bashkojë
për të larguar Kerimin nga Sarmashë. Pelinit i tërheq vëmendje sjellja e Mervesë
ndaj Kerimit.

Merve kërkon anullimin e pistës së helikopterit që do Kerim me pretendimin se
dëshron një pazar. Kerim dhe Merve nisin një lufë të ftohtë me njëri tjetrin. Kerim
blen një tjetër parcelë në Sarmasha për ndërtimin e pazarit. Merve betohet për
hakmarrje.
Serhan përkujdeset për Denizin me shpresën se do të takohet me Ojan. Oja është e
dedikuar ndaj punës. Oja dhe Serhan ndjejnë mungesën e njëri tjetrit.
Bytym i shkon Ojas në shtëpi me pretendimin se dëshiron të njihet me nipin e saj.
Bytym shikon xhaketën e Serhanit në shtëpinë e Ojas dhe mendon se ata janë
sëbashku. Ajo dëshiron që Deniz të marrë mbiemrin e tyre me qëllim që të
trashëgojë pasurinë e Aksakëve.

Bytym e shikon mirësinë e Ojas si pikën e saj të dobët. Pak kohë më vonë Oja është
në gjyq e akuzuar për vrasje.
Bytym shtiret sikur ka shkuar në Sarmashë për të takuar Merven. Merve e siguron
Bytymin se Serhan është i pafajshëm në lidhje me vdekjen e Edipi dhe nuk e lejon të
ndërhyjë. Merve largon Bytymin nga shtëpia para se Serhan ta shikojë.
Merve përdor makinën e vjetër të Serhanit për të acaruar Kerimin. Mila shpreh
dëshirën për të patur një vëlla të vogël. Merve nuk e lejon Serhanin t’i tregojë Milës
se ka një vëlla. gazetapaloma/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu