Të fitojmë kohën e humbur!

0
Shkruan Zef Ndreka
Situata politike brënda opozitës, më në fund u kthjellua.
Pas votimit në Referendum, foltoristët e celebruan ndarjen nga PD-ja. E legalizuan më votim largimin dhe zgjodhen në krye të tyre ish komunistin Sali Berisha, të shpallur non grata familjarisht për korrupsion domethënës etj.
Tani, s’ka asnjë enigma më. Por s’ka as shpresë për bashkim të PD-së.
Nëse deri me dt 22 maj pranohej se kishte paqartësi në kampin opozitar, tani paqartësinë për të ardhmën e asaj pjesë të PD-së e ka mbi supe vetë Berisha, i cili me vesin e gjuhës së tij , ka një vit që mban fjalime të shëmtuara, përçarëse, me thelb tërësisht totalitar, autoritar , komunist.
Për të ardhmën e foltorës, kësaj pjesë të PD-së, sigurisht që kanë përgjegjësi edhe figura të tjera brënda partisë, deputet e ish deputet, ish ministra , por edhe demokratë të thjeshtë, veçanërisht ato antikomunistë.
Të mashtruar të gjithë këto nga kakofonia e Berishës, i cili futi përçarje dhe neveri ndërmjet grupeve brënda PD-së, vetëm për hallin e tij përsonal e familjar, pas vëndimit të qeverisë amerikane.
Përçarja dhe neveria erdhi në rritje, sidomos pas 8- janarit kur Berisha me vullnetarët e tij salikratë, sulmuan selinë qëndrore të PD-së, të familjes së tyre, e pa parë askund në botë !
Zhgënjimi arriti kulmin nga të gjitha palët.
Gjuha e ashpër dhe e papajtueshme e Berishës dhe grupit bashkues të tij, sjellja si triumfatorë apo si Don Kishot-ër nëpër studio të ndryshme televizive, fryrja e kotë si gjela, afruan imazhe të qarta përçarëse dhe në asnjë moment përbashkuese.
Kakofonia e foltoristëve, ka qënë harmonike dhe nën një dirigjim përfekt nga Berisha, për të arritur objektivin që i kishin vënë vetës:
Kthimin e PD-së në një çadër mbrojtëse apo kështjellë politike private!
Berisha tani ka në dorë vetëm foltorën, foltoristët dhe disa vullnetarë të tij që i karikon politikisht siç do dhe siç di ai.
Kjo tregon , se pas dt 22 maj, Berisha ka partinë e tij, afërsisht zyrtare, por akoma nuk i dijmë emrin që do ketë.
Të merresh me të dhe me to, është kohë e humbur.
Ra përfundimisht edhe fabula e tyre e bashkimit.
Deri tani , kanë gënjyer vetën me shpresën e kotë: për bashkim dhe për më të fortë!
E ardhmja e opozitës nuk është Berisha, as partia e tij , as bashkimi apo shkrirja me partinë private të Ilir Metës.
Opozita reale e Shqipërisë është PD-ja, janë anti – berishistët, janë shtresa gri e shoqërise .
Ndaj, pa humbur kohë, është emergjente thirrja e Këshillit Kombëtar të PD-së. Të merren vëndimet, sidomos për riorganizimin e partisë, përgatitjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm deri në fund të vitit , kohë kur të kenë mbaruar zgjedhjet e gjithë strukturave të PD-së në rrethe.
Shpresa e Partisë Demokratike mbetët bashkimi me qytetarët , me intelektualët, me elektoratin gri.
Duhet të veprohet shpejt , për të fituar kohën e humbur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu